Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj dhe anëtari i BE, Ramadan Selimi, takuan kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti

03.05.2018 12:24:53

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Shasivar Haxhijaj dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Ramadan Selimi, kanë takuar të enjten kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Haxhijaj dhe Selimi e njoftuan kryetarin Ahmeti me Rregulloren, e cila përcakton kriteret, procedurat dhe formën e vërtetimit të sponsorizimit në sport, me ç’rast kërkuan nga ai të nxisë bizneset e Komunës së Lipjanit që ta shfrytëzojnë Ligjin për Sponsorizim, i cili iu mundëson bizneseve lehtësim në masën 30 për qind të tatimit në fitim.
Përfaqësuesit e KOK-ut biseduan me të parin e Komunës së Lipjanit, edhe për organizimin e Panairit të Sportit në këtë komunë, i cili këtë herë organizohet në kuadër të Javës Evropiane në Sport. Po ashtu, Haxhijaj kërkoi që Komuna e Lipjanit në të ardhmen të bëhet bashkëorganizatore e Ditës Olimpike.
Kryetari Ahmeti, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Bekim Shabani, njoftoi Haxhijajn dhe Selimin se Komuna e Lipjanit numëron 18 klube sportive, të cilat kanë mbështetjen e komunës që drejton ai, derisa shprehu gatishmërinë për të organizuar si Panairin e Sportit, ashtu edhe Ditën Olimpike.
Takimet e drejtuesve të KOK-ut me kryetarët e komunave, vijnë pas takimeve me shefat e grupeve parlamentare.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0