Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova nuk ndalet, Krasniqi e artë në Kupën evropiane

02.06.2014 10:46:38

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kupën evropiane të juniorëve, që është mbajtur në Leibnitz të Austrisë. Xhudistja pejane ka dalë e para në kategorinë deri 52 kilogram.
Xhudoja po vazhdon t’ia zbardhë fytyrën Kosovës. Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kupën evropiane të juniorëve, që është mbajtur në Leibnitz të Austrisë.
Xhudistja pejane ka dalë e para në kategorinë deri 52 kilogram. Ajo në xhiron e parë mposhti austriaken, Lisa Stelzer, në të dytën ishte më e mirë se rusja, Tatjana Ajakina.
Kurse, në luftën e tretë pejania ishte më e mirë se Evelien Cappaert nga Belgjika, deri sa në gjysmëfinale mposhti brazilianen, Jessica Pereira. Ndërsa, në finalen Krasniqi e mundi përfaqësuesen nga Sllovenia, Andreja Leski.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0