Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Komiteti Olimpik i Kosovës falënderon komunat, sponsorët dhe të gjithë ata që kontribuuan për Ditën Olimpike 2018

28.05.2018 14:23:24

Komiteti Olimpik i Kosovës organizoi më 25 maj, Ditën Olimpike 2018, në shtatë qendrat e Kosovës, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.

Për herë të parë morën pjesë rreth 5 mijë fëmijë të lindur në Vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008), të cilët vrapuan qindra metra nëpër sheshet e komunave. Ky ishte edicioni i shtatë që Ditën Olimpike e shënojnë fëmijët e Pavarësisë.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i vetëm do ta kishte të pamundur organizimin e kësaj ngjarje madhështore.
Me këtë rast, KOK falënderon përzemërsisht të shtatë komunat, përkatësisht Drejtoritë për Kulturë, Rini e Sport, si dhe Drejtoritë për Arsim të komunave përkatëse për bashkëpunimin e frytshëm që patën.
Po ashtu, pa ndihmën e sponsorëve, ky aktivitet do të ishte i zbehtë. KOK falënderon Ujin Rugova, Besa Security, Termopan, Shtypshkronjën Blendi, të cilën ndihmuan në realizimin e këtij projekti, si dhe sponsorët e përhershëm, Toyota, Hotel Sirius dhe Kosova Press.
Kontribut të madh dhanë edhe mediat e shkruara dhe elektronike, veçanërisht mediat lokale, të cilat krahas përcjelljes së aktivitetit, moderatorët e tyre pasuruan edhe më shumë ngjarjen.
Për mbajtjen e rendit u përkujdesën mësuesit dhe vullnetarët, të cilët kontribuuan që çdo gjë të shkojë si është më së miri.
Duke falënderuar të gjithë, KOK shpreson që ky bashkëpunim me të gjithë akterët do të vazhdojë edhe gjatë aktiviteteve tjera.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0