Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Shigjetarët vazhdojnë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018

12.06.2018 16:27:32

Kombëtarja e Kosovës në shigjetari është duke vazhduar përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Ekipi i përbërë nga Ardita Zejnullahu, Atdhe Luzhnica dhe Hazir Asllani, janë duke u përgatitur me trajnerin e tyre, Fehmi Bylykbashi. Të gjithë këta do të përfaqësojnë Kosovën në sportin e shigjetarisë në Tarragona 2018.
Shigjetarët po përgatiten në Hotel Solid të Suharekës. “Ekipi ka filluar kampin stërvitor prej 6 qershor, në Hotel Solid, ku përveç infrastrukturës së nevojshme për sportin e shigjetarisë, ky Resort posedon edhe pishinat për notë, që është njëri prej elementeve kyçe të programit stërvitor”, thuhet në njoftimin e Federatës Shigjetare të Kosovës (FSHK). Ekipin të dielën e ka vizituar edhe kryetari i kësaj federate, Agron Mala.
Shigjetarët do të stërviten në Solid, deri më 14 qershor, kurse gjashtë ditë më vonë (20 qershor), për shkak të orarit të garave, do të nisen të parët drejt Tarragonës së Spanjës, ku prej 22 qershor – 1 korrik mbahen Lojërat Mesdhetare.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0