Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Telegram ngushëllimi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për ndarjen nga jeta të Fadil Vokrrit

12.06.2018 17:28:49

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me në krye presidentin Viron Bizhani, përmes një telegram ngushëllimi të dërguar për Komitetin Olimpik të Kosovës, ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit mbarëshqiptar, Fadil Vokrri. Vokrri ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Legjenda Vokrri ndërroi jetë në mëngjesin e 9 qershorit 2018, pas një sulmi në zemër.

Telegram ngushëllimi i dërguar nga KOKSH

Të nderuar

“Në emër të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar më lejoni të ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për ndarjen nga jeta të Zv Presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Fadil Vokrri. Ikja e tij e parakohshme nga kjo botë na pikëlloi të gjithëve veçmas ne që e njohëm dhe punuam me të, ndërsa do të mbetemi me trashëgiminë e jashtëzakonshme të legjendës së futbollit dhe sportit në përgjithësi, ku me përkushtimin dhe talentin e tij e ngriti futbollin e Kosovës në një tjetër nivel.
Madhështinë që kishte si lojtar, Fadil Vokrri e vazhdoi edhe si drejtues në një periudhë tjetër të rëndësishme të futbollit të Kosovës, siç ishte pranimi në UEFA e FIFA, në cilësinë e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Fadil Vokrrit, jemi të sigurt që emri dhe kujtimi i tij do të mbijetojë gjatë ndër vite duke frymëzuar edhe brezat e rinj.

Me respekt,
Viron Bizhani                                      Stavri Bello
President                                              Sekretar i përgjithshëm
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0