Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Nexhat Sahiti doli i 15-ti në disiplinën qitje me pistoletë ajri 10 metra

23.06.2018 13:51:15

Garuesi i i vetëm i shenjëtarisë sportive që po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, Nexhat Sahiti, ka përfunduar garën në disiplinën qitje me pistoletë ajri 10 metra.

Sahiti zuri vendin e 15-të nga 21 garues në total, duke mos arritur të hyjë në tetë më të mirët që u kualifikuan për në finale.

Shenjëtari ynë mblodhi  560 pikë në total, 10 më pak se sa garuesit që u kualifikuan në finale.

Gjuajtjet më të mira nga të gjashtë seritë, Nexhati i pati në serinë e pestë, ku mblodhi 96 pikë, kurse në seritë tjera kishte: 92, 94, 91, 93, dhe 94.

“Nuk jam shumë i kënaqur, pasi kam shpresuar që do të kem më shumë se 570 pikë, mirëpo prap nuk është keq, duke marrë parasysh ndryshimin e madh të poligonit, në të cilin ushtrojmë, si ndriçimi dhe shumë gjëra tjera”, tha Sahiti për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.

Nexhatit i urojmë suksese në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0