Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova e pafat kundër Marokut, pëson me vetëm dy pikë dallim

29.06.2018 20:36:06

Ekipi i Kosovës në volejboll në rërë, konkurrenca e femrave, u tregua e pafat në ndeshjen e tretë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.Vildane Jashari dhe Valmira Ramadani pësuan humbje nga Maroku, 2:0 në sete, në një ndeshjen të barabartë.
Seti i parë u mbyll 22:20, kurse i dyti po ashtu me dy pikë dallim, 21:19.
Një ditë më parë, vashat tona pësuan humbje edhe nga Franca dhe Turqia.
Me ndeshjen ndaj Marokot, volejbollistet përfunduan garat në Tarragona 2018.
Edhe sot në ndeshjet e kombëtareve tjera të volejbollit në rërë, drejtësinë e ndau gjyqtari ndërkombëtar, Valon Nikçi.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0