Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Prezantohen projektet për ndërtimin e Pallatit Olimpik

24.06.2014 09:25:53


Në kuadër të Ditës Olimpike Ndërkombëtare, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, prezantoi sot para publikut dhjetë projekt-propozimet në formë maketi për Pallatin Olimpik, objekti ku do të vendosen Komiteti Olimpik i Kosovës, Komiteti Paraolimpik i Kosovës dhe Federatat e Sporteve të Kosovës.

Në ceremoninë e prezantimit publik morën pjesë ministri Memli Krasniqi, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani dhe drejtues të federatave.

Ministri Krasniqi pasi uroi sportistët për Ditën Botërore Olimpike theksoi se kjo ditë është e veçantë edhe për sportin në Kosovë, pasi sot po bëhet hapja e projekteve për ndërtimin e Pallatit Olimpik të Kosovës, shtëpisë së sportit të Kosovës.

“Ky do të jetë një objekt që i ka munguar më herët sportit, është një shtëpi për të gjitha federatat, për Komitetin Olimpik dhe atë Paraolimpik. Do të jetë një institucion i rëndësishëm i yni”, tha ministri.

Ai shprehu kënaqësinë që këtë projekt ambicioz, i cili ka qenë në ide që në fillim të mandatit për t’u realizuar.

“Dua t’i përgëzoj Komitetin Olimpik, Paraolimpik, federatat sportive për punën e madhe që e kanë bërë në vazhdimësi, edhe ky projekt është në vazhdën e punëve të përbashkëta që po bëjmë dhe është një mirënjohje për punën e tyre dhe të gjithë sportistëve të Kosovës”, shtoi ministri.

Ndërkaq, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, vlerësoi se është një ditë e shënuar kjo kur po bëhet prezantimi i projekteve për Pallatin Olimpik ngase po krijohen hapësira për drejtuesit e sportit për të kryer detyrat e aktivitet e tyre.

“Është ky një objekt i cili na ka munguar dhe tash edhe kjo po realizohet, kështu që sinqerisht dëshiroj të edhe ministrinë për të gjitha këto obligime ndaj sportistëve që i kanë kryer deri më tani”, tha kryetari Hasani.

Projektet në formë maketi do të vlerësohen nga juria profesionale e përbërë nga përfaqësues të ministrisë, të KOK-ut, të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë dhe nga publiku përmes votimit. Qytetarët do të kenë mundësinë që të votojnë për tri projektet më të mira dhe 20% në vlerësimin final të projekteve konkurruese shkojnë nga ky votim. 80% e vlerësimit i takon Jurisë Profesionale. Votimi publik zgjatë 5 ditë, nga sot deri të premten në ora 15:00.

Ky objekt është investim i Qeverisë së Republikës së Kosovës, prej rreth 1.5 milionë euro, që do të fillojë të ndërtohet këtë vit.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0