Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

16 komuna nesër organizojnë Panairin e Sportit 2018

26.09.2018 16:04:24

Organizim dhe mobilizim masiv pritet të ndodh nesër (e enjte) në 16 komuna të Kosovës, të cilat në bashkëpunim me Komitetin Olimpik tëKosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, do të organizojnë Panairin eSportit 2018.

Ky është edicioni i katërt i Panairit të Sportit, i cili këtë herë mbahet në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, që organizohet për herë të parë në Kosovë, nën patronatin e ministrit për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi.

Panairi i Sportit ka për qëllim që klubet sportive të komunave, të paraqesin ofertën e tyre për nxënësit e shkollave fillore, në mënyrë që fëmijët të largohen nga rruga dhe ata të joshen me sportet të cilat do të praktikohen.

Panairi do të mbahet në komunat: Prishtinë (ora 11:00), Gjakovë (11:00), Mitrovicë (10:00), Gjilan (11:00), Ferizaj (11:00), Viti (10:00),Drenas (10:00), Lipjan (10:00), Klinë (11:00), Deçan (10:00), Vushtrri (11:00),Obiliq (11:00), Malishevë (10:00), Rahovec (11:00), Kaçanik (11:00) dhe Dragash (10:00).

Në Prishtinë, hapjen do ta bëjnë presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe ministri Kujtim Gashi.

Java Evropiane e Sportit ka nisur të dielën (23 shtator) dhe është hapur me Konferencën Barazia Gjinore dhe Diversiteti, të organizuar po ashtu nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

 

 

 

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0