Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Melisa Zhdrella mbylli garat në LOR Buenos Aires 2018

11.10.2018 17:19:01

Notarja Melisa Zhdrella ka garuar edhe sot në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.Melisa garoi në disiplinën 50 metra stil i lirë, duke arritur kohën 29.41 sekonda.
Garuesja jonë në baterinë e saj doli e gjashta, duke lënë pas dy garuese, kurse në renditjen e përgjithshme zuri vendin e 38-të nga 53 garuese. 16 më të mirat u kualifikuan për më tutje.
Zhdrella të dielën kishte thyer rekordin e Kosovës në disiplinën 50metra bretkocë.
Melisa dha maksimumin e saj në të dyja garat, duke fituar një tjetër përvojë ndërkombëtare për të ardhmen e saj.
Komiteti Olimpik i Kosovës i uron suksese të mëtejme notares tonë.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0