+383 38 222 223 / [email protected]

AOK u përfaqësua në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë Olimpike të Evropës

Akademia Olimpike e Evropës është duke mbajtur Asamblenë e 6-të të Përgjithshme të saj në Vilnius të Lituanisë, në të cilën po marrin pjesë drejtues të Akademive Olimpike Kombëtare të Evropës.


Akademinë Olimpike të Kosovës po e përfaqëson koordinatori i edukimit arsimor, Fitim Arifi, i cili krahas pjesëmarrjes pati mundësinë të takojë dhe shkëmbejë përvoja të ndryshme me anëtarë të Akademive tjera Olimpike Kombëtare.


Gjatë Asamblesë janë diskutuar tema të ndryshme, si: Ndryshimet statutare, zgjedhja e organeve të reja, prezantimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, etj.


Po ashtu, janë anëtarësuar edhe katër anëtarë të rinj në EOA si: Moldavia, Irlanda, Luksemburgu dhe Andorra.