Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi do të udhëheqin me Akademinë Olimpike të Kosovës

E mërkurë,  06 tetor 2021

Në kuadër të shtimit të administratës së Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) dhe me vendim të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi do të udhëheqin me Akademinë Olimpike të Kosovës, e cila do të veprojë në kuadër të KOK-ut.

Të dy kanë nisur punën më 1 tetor të këtij viti, derisa paraprakisht kishin kaluar nëpër procedura të intervistimit, pas konkursit të publikuar në muajin gusht në ueb-faqen dhe rrjetet sociale të KOK-ut.

Arifi, është emëruar në pozitën e “koordinatorit të programit arsimor”, ndërsa Kelmendi, në pozitën e “koordinatores së vlerave olimpike”.

Arifi është doktor i Shkencave të Edukimit Fizik, ndërsa së fundi ishte ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.

Kelmendi, që është edhe doktor shkence në Kineziologji, është edhe kryetare e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës. Ajo vjen pas përvojës 9-vjeçare në Universitet si mësimdhënëse, ndërsa gjatë karrierës si sportiste ka qenë basketbolliste e KB Universiteti.

Akademia Olimpike e Kosovës, do të promovojë vlerat olimpike dhe shpirtin olimpik në Kosovë, me fokus të veçantë edukimin e stafit profesional në fushën e sportit.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]