U mbajt Asambleja e Punës 2020

E enjte,  25 mars 2021

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur sonte Asamblenë e Punës për vitin 2020. Krahas asambleistëve, i pranishëm ishte edhe ministri i ri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku.

Në fjalën e tij, presidenti Besim Hasani, foli për punën e bërë gjatë vitit 2020 dhe në Ciklin Olimpik 2017-2020.

Presidenti Hasani përmendi nëntë medaljet e fituara, tetë nga xhudo dhe një nga atletika, të fituara në garat e organizuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komiteti Olimpik i Evropës dhe Lojërat Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdehtare, si dhe sukseset e sporteve ekipore.

Presidenti u ndje krenarë me punën e bërë në bashkëpunim me Bordin Ekzekutiv, duke veçuar edhe aktivitetet e Edukimit Olimpik si Festivalin Olimpik Dimëror PyeongChang 2018, ku performuan mbi 12 mijë fëmijë, Festivalin për Parashkollorët Prishtina 2018, projektin unik për Ditën Olimpike, të cilës tashmë i janë bashkuar mbi 12 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës.

Asambleistëve iu drejtua edhe ministri Çeku, i cili lartësoi suksesin e sportistëve tanë, duke thënë se sporti nuk do të jetë prioritet vetëm i Ministrisë për Kulturë për Rini e Sport, por i gjithë Qeverisë së Kosovës.

Më pas, Asambleja nisi punën me miratimin e Rendit të Ditës.

Unanimisht u miratua procesverbali i Asamblesë së Punës 2019. Dy federata të reja, ajo e Skermës dhe Tekballit u bënë anëtare me të drejta të plota.

Unanimisht u miratua Raporti i Punës 2020. Me një votë abstenim u miratua Raporti Financiar 2020, kurse unanimisht u miratuan Raporti i Auditimit 2020, Raporti Financiar 2020, Raporti i Këshillit Mbikëqyrës dhe Plani i Veprimit 2021.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]