EYOF VEROR BANSKA BISTRICA 2022

Shteti Slovakia
Data e Lojërave 24 korrik - 30 korrik
2022

13 sportistë të shtatë sporteve të ndryshme përfaqësuan Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Banska Bystrica 2022, i cili do të mbyllet nesër me ceremoninë mbyllëse.

Suksesin më të madh e arriti xhudisti Muharrem Hyseni, i cili zuri vendin e nëntë në kategorinë deri në 66 kilogramë.

Xhudisti tjetër, Muhamedin Veseli, u eliminua në raundin e parë të kategorisë -60 kg.

Ekipi ynë mbylli sot garat me notaren Hana Bejiqi e cila garoi në disiplinën 50 metra krol, ku zuri vendin e 37 nga 47 garuese.

Hana kishte garuar edhe në 100 metra krol, duke u renditur e 41-ta nga 47 garuese.

Ndërkohë, në disiplinën 400 metra krol, Mal Gashi doli i 31-ti.

Në atletikë, Vesa Jusufi, zuri vendin e 19-të në disiplinën e 400 metrave, ndërsa në 100 metra doli e 22-ta. Lorent Mazreku garoi në 1500 metra, dhe zuri vendin e 14-të, ndërsa Emine Jonuzi ishte e 20-ta në garën e 200 metrave vrapim.

Në tenis garuan Altea Hajrizi dhe Salidin Rama, të cilët pësuan humbje në individuale dhe në mikes, të dyja në raundin e parë.

Në EYOF u përfaqësua edhe sporti i badmintonit, me sportistët Fijona Mustafa e Baton Haxhiu, të cilët krahas përvojës së marrë nuk arritën të shënojnë fitore në individuale ku ishin në grupe, si dhe në mikse.

Çiklisti Omer Azemi garoi në dy disiplina, kronometer dhe garim rrugor. Në të parën doli i 90-ti, ndërsa në të dytën i 84-ti. Garën e dytë të gjatë 65.8 kilometra arriti ta përfundojë, gjë që më parë ishte sfidë për shumë çiklistë tanë, të arrinin në cak, bazuar në rregullat e Federatës Botërore të Çiklizmit.

Gjimnastikën artistike e përfaqësoi Vilëza Zeqiri, e cila garoi në disiplinën e kombinuar akrobacion dhe kapërcime. Ajo doli e 61-ta, por dha shpresë për të ardhme të ndritur.

Kosovën e përfaqësoi në cilësinë e ambasadores së re olimpike (EYOA), Blearta Ukëhaxhaj, e cila promovoi vlerat olimpike.

Sportistët u përkrahën edhe nga drejtuesit e KOK-ut, nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, si dhe anëtarët e BE, Bujar Turjaka e Avni Nuha, i cili erdhi për garën e çiklizmit.

EYOF-i ardhshëm veror mbahet vitin e ardhshëm në Maribor të Sllovenisë.

Lajme nga EYOF VEROR BANSKA BISTRICA 2022

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]