Aeronautika, federata e 22-të e certifikuar në kursin për administratorë sporti

E hënë,  25 mars 2019

Federata Aeronautike e Kosovës ka kryer me sukses kursin për administratorë sporti, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe të mbajtur për tri ditë radhazi në Hotel Sirius në Prishtinë.
Dhjetëra zyrtarë të federatës dhe klubeve morën certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ata mësuan për realizimin e planit strategjik 2019-2020, si dhe u bashkëbisedua për ciklin që mbyllet në vitin 2024.
Ligjërues të rregullt ishin: Besim Hasani (MEMOS XVIII) drejtor i programit për kurse/Solidaritet Olimpik-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Ibër Alaj (MEMOS XIX) SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka (MEMOS IX) drejtoreshë e kursit kombëtar, licencuar gjithashtu nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kurse për trajnimin mental ligjëroi trajneri i njohur i futbollit në Kosovë, Fetah Veliu.
“Në këto katër vjet KOK ka kryer një rrugë shumë të madhe për ndërgjegjësimin dhe vetëdijësimin e anëtarësisë së federatave sportive në Kosovë, për të pasur plan strategjik, për të folur të gjithë me një gjuhë me konceptet bashkëkohore strategjike dhe me i diskutuar me ta parimet se si ndërtohet strategjia”, u shpreh ndër të tjera, Elda Gjoka.
Kryetari i kësaj Federatës Aeronautike të Kosovës, Artan Venhari  u shpreh i lumtur me ecurinë e këtij kursi, duke cilësuar ligjëruesit si profesionist në këtë fushë, pasi sipas tij janë duke e kryer punën në mënyrën më të mirë të mundshme. “Ky është një kurs mjaft interesant që iu duhet të gjitha federatave. Plani strategjik iu ndihmon të gjitha federatave, jo vetëm për t’i zhvilluar kapacitetet në këtë moment, por për të krijuar një vizion afatgjatë dhe për t’i paraprirë zhvillimit afatgjatë të të gjitha federatave dhe klubeve”, theksoi Venhari.
Ky ishte kursi i 22-të i organizuar për federatat sportive, dhe i mbështetur nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: