Dy medalje të argjendta për studentët tanë në Lojërat Evropiane për Universitete
Universiteti i Prishtinës ka lënë gjurmë edhe në garat e karatesë në Lojërat Evropiane për Universitete, që po mbahen në Lodz të Polonisë.
Në konkurrencën e femrave, karateistet në përbërje Fortesa Orana, Adelina Rama, Albulena Gervalla dhe Vlerë Qerimi, fituan medaljen e argjendtë në ekipore, duke shënuar tri fitore, ndaj Universiteteve nga Turqia, Polonia dhe Kroacia. Në luftën për të artën pësuan humbje nga Universiteti Odessa Mechnikov nga Ukraina.
Medaljen e argjendtë në individuale e fitoi Betim Maliqi, kategoria -75 kg.
Ekipi ynë universitar u përbë nga 10 karateistë.
KOK përgëzon suksesin e studentëve tanë, si dhe Federatatën e Sportit Universitar të Kosovës dhe atë të Karatesë së Kosovës, për medaljet e fituara.