Ekipi i trajnerëve të Optimization HUB zhvilluan bashkëbisedim me katër sportistë elitarë dhe Shpresa Olimpike 2020

E martë,  30 qershor 2020

Seminari i parë ndërkombëtar për shkathtësi mentale, i filluar muajin e kaluar online me 40 sportistë elitarë dhe Shpresa Olimpike 2020, të cilët vijuan trajnimet në dy grupe, ka hyrë në fazën finale.

Pas katër trajnimeve të mbajtura nën drejtimin e ekipit të trajnerëve të organizatës Optimization HUB nga Australia: Graziella Thake, Elda Gjoka dhe Paul Hutchinson, sot është mbajtur një sesion bashkëbisedues për ndarjen e përshtypjeve, me sportistet elitare, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, si dhe sportistët e rinj, Shpresa Olimpike 2020, Drin Kokaj e Don Berisha.

Sportistët ofruan përgjigje të vyera që tregonin se si ka ndikuar prezantimi me një program të këtij lloji. Seanca finale përmbledhëse e trajnimit me të dyja grupet, për të konluduar me sukses këtë program, ku 40 sportistët pjesëmarrës do të japin vlerësim për performancën e tyre prej nisjes së programit e deri në seancën finale, do të mbahet më 10 korrik 2020.

Sportistët iu përgjigjen pyetjeve të ndryshme të ekipit të trajnerëve, dhe në bazë të asaj që u pa, janë në dobinë e njohjes së rëndësishme të shëndetit mendor për sportistët e performancës së lartë.

Sportistët shpresojnë që seminare të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa theksuan se përvojat e fituara i kanë ndarë edhe me sportistë tjerë që nuk ishin pjesë e trajnimeve.

Është ky programi i parë unik për avantazhin e sportistëve, që siguron shtyllën e katërt të performancës së tyre, dhe të cilët synojnë suksesin, konkretisht rrugën drejt medaljes së artë.

Ekipi i trajnerëve me gradën Master të Optimization HUB, Graziella Thake, Elda Gjoka dhe Paul Hutchinson gjatë trajnimeve i kushtuan rëndësi të madhe edhe disiplinës mendore dhe faktit se si do të trajtosh fuqinë tënde mendore në mënyrë që të kesh ekuilibër jo vetëm në sport, por edhe në jetë.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, po ashtu vlerësoi lartë mbajtjen e trajnimeve, derisa beson se shumë shpejtë një seminar i tillë do të mbahet edhe me trajnerë.

Organizuar nga Optimization HUB, KOK përmes presidentit Hasani, do të përfaqësohet javën e ardhshme në seminarin ndërkombëtarë bashkë me përfaqësues të SHBA-ve, Xhamajkës, Zelandës së Re dhe Pakistanit.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: bera[email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: