Karateistët humbin mundësinë e fundit për ta fituar normën olimpike Tokio 2020

E diel,  13 qershor 2021

Kombëtarja e Kosovës në karate ka mbyllur garat në turneun kualifikues olimpik për Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat po mbahen në Paris të Francës. 

Nga pesë garuesit që morën pjesë, më së afërmi normës olimpike ishte Herolind Nishevci, në kategorinë +75 kilogramë. Garuesi ynë arriti deri në çerekfinale, duke shënuar tri fitore. Mundi Abu Ahamd të Izraelit, Maciej Gebka të Polonisë, ndërsa në raundin e katërt fitoi ndaj Muhamed Ramadan të Egjiptit. Në çerekfinale u mund nga gjeorgjiani, Gogita Arkania, i cili fitoi normën olimpike. Nishevci vazhdoi ëndrrën olimpike përmes repesazhit, por u mund nga holandezi, Lardy Tyron-Darnell.

Sot garoi edhe Fortesa Orana, e cila shënoi dy fitore, për t’u ndalur në raundin e tretë të kategorisë +61 kg.

Të shtunën, Elhami Shabani shënoi një fitore, por u ndalë në raundin e tretë të kategorisë -75 kg, ndërsa të premten garuan Adelina Rama (-61 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg), të cilat pësuan humbje në luftën e parë.           

Turneu kualifikues ishte shpresa e fundit për të fituar normën olimpike karateistët. Mundësia e vetme që të paktën Nishevci ose Orana të marrin pjesë në LO Tokio 2020, është përmes ftesës nga Komisioni Tre Palësh i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore. Të dy janë propozuar nga KOK-u për të marrë ftesë.

Karateistëve tanë iu urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: f_kickbox[email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]