KOK ankohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të ashtuquajturën “Federata Serbe e Futbollit në Kosovë”

E martë,  05 mars 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh ka pritur veprimin ilegal të dalë nga strukturat serbe, siç janë zgjedhjet e organeve të reja paralele në Kosovë të të ashtuquajturës “Federata Serbe e Futbollit në Kosovë”.
Për Komitetin Olimpik të Kosovës është e papranueshme që në territorin e Kosovës të bëhen veprime të tilla kundërligjore, që janë në kundërshtim edhe me Kartën Olimpike dhe të cilat vazhdojnë të dalin nga strukturat ilegale serbe.
Bazuar në Statutin e KOK-ut, Komiteti Olimpik i Kosovës njeh vetëm një federatë për një sport që organizon gara në territorin e Kosovës dhe ajo është Federata e Futbollit e Kosovës. Si e tillë, çdo federatë tjetër e formuar në Kosovë është ilegale.
Andaj, Komiteti Olimpik i Kosovës, këto veprime ilegale do t’i raportojë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në mënyrë që KON-i të ndërmarrë hapa konkret në Komitetin Olimpik të Serbisë, Federatën e Futbollit të Serbisë, e cila po ndërhynë në funksionimin e sportit në Kosovë përmes veprimeve ilegale, si dhe në organizatat ndërkombëtare që qeverisin me futbollin, UEFA e FIFA, në mënyrë që të parandalohen një herë e përgjithmonë strukturat ilegale sportive në Kosovë.
Po ashtu, KOK ju bënë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Prokurorisë dhe Gjykatave, si dhe Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas Ligjit për Sport dhe legjislacionit tjetër në fuqi, për t’i parandaluar aktet e tilla ilegale, të cilat e dëmtojnë sportin e Kosovës.
KOK mbështet Federatën e Futbollit të Kosovës, si organi i vetëm qeverisës me futbollin në vendin tonë dhe çdo veprim tjetër kundër ligjor jashtë veprimit të FFK-së, konsiderohet i paligjshëm, i papranueshëm dhe i dënushme nga ne, dhe si të tilla nuk do të kenë asnjë pasojë juridike në sportin e Kosovës.
 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: