KOK dërgon ankesë në IOC dhe FIFA për veprimin e ulët të Serbisë në Kupën e Botës "Katar 2022"

E premte,  25 nëntor 2022

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka pritur me shqetësim të madh veprimin e radhës që vjen nga Serbia, e cila edhe një herë përmes veprimeve të turpshme e përfshijnë politikën me sport.

Këtë herë, një gjest i tillë vjen jo vetëm nga tifozët, por nga Kombëtarja e Serbisë në futboll, dhe pikërisht në ngjarjen më të madhe të futbollit, Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet në Katar.

Drejtuesit e Federatës lejuan që një flamur me ngjyra serbe dhe me hartën e Republikës së Kosovës, si dhe me mesazh urrrejtje “Nuk ka dorëzim”, të vendoset në zhveshtoret e Kombëtares së Serbisë, para dhe pas ndeshjes me Brazilit.

Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe FIFA e UEFA.

Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s.

Sot gjatë ditës, ankesë në FIFA ka bërë edhe FFK.

Besojmë se IOC dhe FIFA do të jenë të vëmendshme ndaj këtij veprimi dhe në Kupën e Botës Katar 2022 të mbretërojë vetëm fryma sportive dhe korrektësia.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]