KOK dhe SIGA organizuan forumin global “SIGA talks”, u bë thirrje për ta luftuar korrupsionin

E hënë,  09 dhjetor 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Aleanca Globale për Integritetin Sportiv organizuan për herë të parë forumin global “SIGA Talks”, i cili u mbajt në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Pjesëmarrës krahas drejtuesve të lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidentit Besim Hasani, nënpresidentit Milaim Kelmendi, e anëtarit të BE, Avni Nuha, sportistëve, trajnerëve dhe studentëve të Fakultetit të Edukimit Fizk dhe Sportit, ishte edhe drejtori ekzekutiv i SIGA-s, Emanuel Medeiros, Damjan Pintar, ekspert ndërkombëtar i marketingut etj.

“Anti Korrupsioni” dhe “Integriteti Sportiv”, ishin temat që u diskutuan, ndërsa 9 dhjetori 2019 shënonte edhe Ditën Ndërkombëtare të Anti Korrupsionit.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, gjatë fjalës së tij theksoi se Komiteti Olimpik i Kosovës, është i përkushtuar që bashkarisht me SIGA-n ta luftojnë korrupsionin në sport, ndërsa foli edhe ditën më të veçantë të sportit të Kosovës, 9 dhjetorin 2014.

"Sot pesë vjet më parë KOK u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, tri vjet më vonë iu bashkuam SIGA-s për të luftuar korrupsionin, prandaj ngriteni edhe ju zërin kundër korrupsionit", tha ndër të tjera presidenti Hasani.

Emanuel Medeiros nga SIGA bëri thirrje po ashtu tek të pranishmit që ta ngritin zërin.

"Ju jeni e ardhmja, e ardhmja pa integritet në sport nuk ka të ardhme për të gjithë. Unë ju inkurajoj tëmoë heshtni por ta ngrirni zërin. Tani është koha të bëheni kampion të SIGA-s", theksoi Medeiros.

Përmes video incizimit me mesazhe erdhën kampion të SIGA-s nga e mbarë bota, ndërsa nuk mungoi mesazhi i kampiones tonë, Olimpike, Majlinda Kelmendi. "Si sportiste profesioniste e di rëndësinë që ka integriteti sportiv dhe drejtësia në sport", tha ndër të tjera dy herë kampionia e botës në xhudo.

Përmes diskutimeve te frytshme erdhën edhe sportistë të shumtë nga tenisi, atletika, hendbolli, volejbolli, shigjetaria, studentë etj.

Forumi u moderua nga Elda Gjoka, këshilltare strategjike e presidentit të KOK-ut, Besim Hasani.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: