KOK dhe TPK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për fushatën më të madhe kombëtare “T’i japim vendit ngjyra”

E mërkurë,  04 nëntor 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Organizata Jo Qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovës (TPK)” kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi për fushatën kombëtare “T’i japim vendit ngjyra”.

Përmes kësaj fushate, më të madhes ndonjëherë në vend, synohet që brenda 10 viteve të mbillen 1.8 milion drunj!

Në emër të KOK-ut, nënshkroi presidenti Besim Hasani, ndërsa për TPK-në, drejtori ekzekutiv, Luan Hasanaj, derisa të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj dhe menaxherja e projekteve në TPK, Sherife Shabani.

Presidenti Hasani, duke falënderuar të gjithë ata që kontribouan për fillimin e këtij bashkëpunimi, theksoi se bashkarisht me TPK-në do të kontribuojmë që aktivitetet e ndryshme të zhvillohen në mjedis të pastër, në mënyrë që çdo qytetar i Kosovës të marrë frymë lirshëm.

“Jemi bashkuar këtu që së bashku ta krijojmë një sinergji të re, të cilës jam i bindur që çdo qytetar do t’i bashkohet. Që nga fillimi kemi një mbështetje nga organizatat qeveritare dhe jo qeveritare, sepse duhet një bashkëpunim i gjithanshëm, në mënyrë që projekti i mbjelljes së 1.8 milion drunjve të realizohet për 10 vjet, ashtu siç është përcaktuar në planin operativ”, tha ndër të tjera presidenti Hasani.

Drejtori ekzekutiv i TPK-s, Hasanaj, u shpreh i nderuar që përmes këtij Memorandumi do të bashkëpunojmë me KOK-un, për të realizuar këtë fushatë.

“Mjedisi dhe sporti janë shumë të lidhura me njëra tjetrën, andaj edhe ne i kemi bashkuar forcat që këtë fushatë ta jetësojmë dhe të provojmë ta organizojmë sa më mirë. Nuk ka njeri në Kosovë që nuk i pengon gjelbërimi në qytetet tona, në rrugët tona, dhe nuk ka mal apo bjeshkë që nuk po shkatërrohet nga dora e njeriut, andaj së bashku me qyteratët e Kosovës, vullnetarët, instirucionet etj, do të jemi gjithandej vendit për të arritur misionin tonë, për të mbjellur 1.8 milionë drunj anekënd Kosovës”, u shpreh Hasanaj.

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Haxhijaj, shtoi se faza e parë e fushatës është menduar të zhvillohet në Prishtinë, Fushë Kosovë e Obiliq, si qytetet më të ndotura, ndërsa kërkoi mbështetjen edhe të institucioneve, komunave, bizneseve, studentëve, FSK-së, policisë etj, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë së pari që Prishtinën ta largojmë nga top-lista botërore për ajër të ndotur, dhe më pas të vazhdohet edhe me vendet tjera.

Lansimi i fushatës, që njëherit do të jetë edhe aktiviteti i parë, pritet të bëhet në javën e fundit të këtij muaji, tek këndi Olimpik, i cili ndodhet në Kampusin Universitar në Prishtinë, derisa pjesëmarrës pritet të jenë edhe partnerë të tjerë.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: