KOK nënshkroi kontratat për Bursat Olimpike 2020, me xhudisten Laura Fazliu dhe karateistin Elhami Shabani

E enjte,  18 qershor 2020

Listës së gjatë të bursistëve Olimpikë Tokio 2020 i janë shtuar edhe xhudistja, Laura Fazliu dhe karateisti, Elhami Shabani, të cilët sot nënshkruan kontratat me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Xhudistja Fazliu, që garon në kategorinë deri në 63 kilogramë dhe karateisti Shabani në kategorinë deri në 75 kilogramë, do të përfitojnë nga Komiteti Olimpik i Kosovës shumën në vlerë 100 Euro në muaj, deri në përfundim të ciklit Olimpik kualifikues, si dhe do të mbështeten për përgatitje jashtë vendit.

Në emër të KOK-ut, nënshkroi presidenti Besim Hasani, i cili tha se të dy sportistët janë duke ndjekur me sukses normën Olimpike Tokio 2020.

 “Me nënshkrimin e këtyre kontratave, statusi i këtyre sportistëve ngrihet në nivel më të lartë, pasi tash e tutje trajtohen si bursistë Olimpikë. Unë ju dëshiroj punë të suksesshme gjatë kësaj periudhe kohore, kur ka mbetur edhe një vit në fazën kualifikuese, andaj pritshmëritë tona janë që ju të dy të bëheni me normë Olimpike dhe të na përfaqësoni në LO Tokio 2020”, tha presidenti Hasani, duke shtuar se KOK-u do ta vlerësojë lart çdo progres të tyre.

Laura Fazliu momentalisht është e 63-ta në renditjen Olimpike dhe për të fituar normën i duhet të jetë diku në mesin e 30-të më të mirave në kategori të saj.

Ajo falënderoi KOK-un për mbështetjen dhe trajnerin e saj, Driton Kuka, për punën që po bënë. “Do të vazhdoj të punoj shumë për të arritur normën Olimpike dhe shpresoj se do t’ia arrij qëllimit”, theksoi Fazliu, e cila në shkurt të këtij viti u shpall “Shpresa Olimpike 2019” nga KOK-u.

Optimist për të fituar normën u shpreh edhe Elhami Shabani, i cili falënderoi KOK-un për përkrahjen. “Kjo është një shtytje e madhe për ne, për të vazhduar me stërvitje dhe për të arritur qëllimin që e kemi, Olimpiadën. Me punën që jemi duke e bërë, e kemi mundësinë e artë për ta fituar normën, andaj do ta japim maksimumin për të mos e lëshuar këtë mundësi, në mënyrë që ta përfaqësojmë sa më mirë klubin, qytetin dhe gjithë Kosovën”, theksoi Shabani, i cili në renditjen Olimpike është i 45-ti.

Optimist dhe falënderues për suksesin e sportistëve u shprehën edhe Korab Morina, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Xhudos së Kosovës dhe trajneri i Elhami Shabanit, Blerim Hajdari.

Me Fazliun e Shabanin, numri i bursistëve Olimpikë Tokio 2020 shkon në 20, ndërsa në total nga KOK-u dhe Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, bursa Olimpike Tokio 2020, Pekini 2022 dhe Shpresa Olimpike 2020, marrin 33 sportistë.

VIDEO

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: