KOK nënshkroi kontratën me mundësin Egzon Shala për Bursën Olimpike Tokio 2020

E mërkurë,  03 qershor 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar kontratën me mundësin Egzon Shala, i cili do të përfitojë Bursën Olimpike Tokio 2020. Kontrata u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, Egzon Shala, kryetar i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja dhe trajneri i sportistit, Sylejman Shala.

Me fitimin e normës Olimpike Tokio 2020 nga Shala, KOK kishte kërkuar nga Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON-it), që garuesit tonë t’i mundësohet bursa Olimpike në vend të karateistit Alvin Karaqi, të cilit i ishte ndërprerë, pasi vendosi të përfaqësojë një shtet tjetër.

Me kontratën e nënshkruar, prej 1 maj 2020, Shala do të përfitojë nga 350 dollarë nga SO i KON-it. Krahas kësaj, presidenti Hasani tha se Egzoni do të përfshihet në grupin e parë të sportistëve elitarë, të cilët mbështetën nga KOK-u me dërgimin në përgatitje jashtë vendit për periudhën 80 ditë në vit.

“Lajmi se Egzon Shala ka fituar normën Olimpike ishte një lajm që ka gëzuar tërë komunitetin e sportit, veçanërisht mundjen, trajnerin dhe vetë Egzonin. Sot është rasti ta përgëzojmë Egzonin, për një sukses të jashtëzakonshëm, trajnerin dhe federatën për një punë të mirë të bërë, sepse asnjë rezultat nuk vjen rastësisht. Janë diku 50 për qind e shteteve që nuk e arrijnë asnjë normë Olimpike, ndërsa Kosova tashmë ka normën Olimpike me mundjen dhe xhudon që ka pesë të tilla”, tha presidenti Hasani, duke shpresuar se edhe ndonjë sportistë i sporteve tjera të fitojë normën Olimpike, e pse jo edhe ndonjë tjetër nga vetë mundja.

Shala ka fituar normën në kategorinë -125 kilogramë, pasi doli i pesti në botërorin e mbajtur në Astana të Kazakistanit, vitin e kaluar.

29-vjeçari, duke falënderuar KOK-un dhe IOC-un për mbështetjen, ndihet i sigurt se në Tokio 2020 do të ngjitet në podium.

“Dua t’i siguroj që të gjithë sportdashësit se besoj që ka ardhur koha që edhe për meshkuj të fitojmë medalje. Gjatë këtij një viti sa ka mbetur, shpresoj të përgatitem sa më mirë dhe jam më se i sigurt se do të fitojë medalje Olimpike”, tha garuesi nga Suhareka.

Kryetari i FMK-së, Naim Muja, falënderoi KOK-un për mbështetjen me bursë Olimpike dhe përgatitje, derisa theksoi se vullneti i madh i sportistëve, trajnerëve dhe udhëheqësve ka bërë që mundja të përfaqësohet me normë Olimpike në Tokio 2020, derisa pret që edhe Edon Shala dhe mundës tjerë të fitojnë normën.

Trajneri i Egzonit, njëherit prindi, Sylejman Shala, derisa vlerësoi mbështetjen e KOK-un, me theks të veçantë dërgimin në kampe përgatitotre, theksoi se mundja e ka arritur nivelin që e ka pasur më herët. “Do të bëjmë të pamundurën që edhe mundja të ketë medalje në Tokio 2020”.

Bursa Olimpike nga SO i KON-it marrin 18 sportistë elitarë të Kosovës. Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat u shtyn në mars të këtij viti, mbahen prej 23 korrik 2021 – 8 gusht 2021.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: