KOK shënoi Ditën Ndërkombëtare të Turizmit me moton “Roli i Sportit në promovimin e Turizmit”

E premte,  27 shtator 2019

Me moton “Roli i Sportit në promovimin e Turizmit”, Komiteti Olimpik i Kosovës ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Turizmit.
27 shtatori është Dita Botërore e Turizmit, që ka për qëllim ndërgjegjësimin në mesin e komunitetit ndërkombëtar për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e tij sociale, kulturore, politike dhe ekonomike.

Me këtë rast, drejtuesit e KOK-ut, Presidenti Besim Hasani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, tubuan në një tryezë, profesorë, biznesmenë dhe kryetarë të Federatave Sportive, ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, duke iu uruar mirëseardhje të pranishmëve, foli për idenë e kësaj tryeze, qëllimi i së cilës është promovimi sa më i madh i turizmit tonë përmes sportit. Ideja u mirëprit shumë mirë nga të pranishmit, të cilët theksuan nevojën e madhe që duhet të ketë promovimi i turizmit përmes sportit.

Të pranishmit duke folur për Ditën Ndërkombëtare të Turizmin falënderuan KOK-un për shënimin e kësaj dite, derisa theksuan se: “Sporti është ngushtë i lidhur me turizmin”.

Gjatë diskutimeve të temave të shumta, u konstatua se Kosova ka 46 për qind të territorit të saj me pyje, për të cilat u kërkua të ndalet prerja ilegale.
Të pranishmit theksuan se kapacitetet e Kosovës për turizëm janë shumë të mëdha falë konfiguracionit të saj, derisa u tha se sporti ka filluar shumë fuqishëm të kontribuojë në turizëm, qoftë përmes organizimit të garave sportive ndërkombëtare, si dhe promovimit të bukurive natyrore të Kosovës që po i bëjnë sportet dimërore dhe ato verore.

U konstatua që investimi në turizëm mund të jetë shtytësi më i madh i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

Tutje, palët krahas investimeve të nevojshme që duhet të bëjë Qeveria e ardhshme, theksuan se investimi në turizëm ndikon tek rritja e të hyrave dhe krijimi i vendeve të reja të punës, gjersa për ta fuqizuar turizmin u konstatua se  Qeveria e ardhshme duhet ta përfshijë Departamentin e Turizmit si pjesë e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.

Rekomandimet që dolën nga tryeza: “Përmes Sportit ta promovojmë Turizmin”

  • T’u jepet prioritet investimeve në Turizëm nga Qeveria e ardhshme, në mënyrë që të zhvillohet ekonomia dhe të krijohen vende të reja të punës
  • Kërkohet të ndalohet dhënia e licencave dhe lejeve për ndërtimin e Hidrocentraleve në Qendrat Turistike dhe Sportive, të cilat e pengojnë zhvillimin e turizmit dhe aktiviteteve sportive, qoftë sporteve verore dhe dimërore.
  • Të ndalohet prerja ilegale e pyjeve
  • Të ruhet trashëgimia kulturore
  • Kërkohet për federatat që të organizojnë sa më shumë ngjarje sportive ndërkombëtare në Kosovë, në mënyrë që t’i shërbejnë zhvillimit të turizmit.
  • Për ta fuqizuar turizmin u kërkua nga Qeveria e ardhshme që
  • U kërkua nga KOK-u të organizojë takime të rregullta, ku do vendoset për veprime konkrete për zhvillimin e turizmit përmes sportit.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: