KOK takoi regjisorët, producentët, skenaristët dhe gazetarët sportivë në Ditën Botërore të Televizionit

E enjte,  21 nëntor 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar sot takim me regjisorë, producentë, skenaristë dhe gazetarë sportivë, me rastin e shënimit të 21 nëntorit – Ditës Botërore të Televizionit. Në takimin e mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë, u diskutuan tema të ndryshme në lidhje me sportin, filmin, dokumentarët sportivë, etj.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, duke iu uruar mirëseardhje të pranishmëve të shumtë, iu kumtoi lajmin se KOK është bërë anëtar i 121-të i Federatës Ndërkombëtare të Kinemasë Sportive dhe Televizionit (FICTS).
"Arsyeja kryesore që ju kemi ftuar është të fillojmë një bashkëpunim për realizimin e filmave që kanë të bëjnë sukseset e sportistëve të Kosovës dhe sportit në përgjithësi. Me anëtarësimin në FICTS, ne qysh nga viti i ardhshëm do të organizojmë Festivalin e Filmit Sportiv për herë të parë në Kosovë, ku do të bëhemi njëra nga 16 shtetet organizatore të këtij Festivali”, tha ndër të tjera presidenti Hasani, sipas të cilit filmat e përzgjedhur do të garojnë në Kampionatin Botëror të Filmit Sportiv, që FICTS e organizon çdo vit në Milano të Italisë.

Profesori dhe regjisori i njohur, Fadil Hysaj, tha se vetëm me filma dhe dokumentarë mund t’i tregojmë botës përjetimet e historive të ndryshme që ka populli ynë, derisa si storie mori shembull mikpritjen madhështore që tifozët e Kosovës ia bënë Kombëtares së Anglisë në futboll, gjatë fundjavës së kaluar. Në emër të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, kryetari Edmond Thaçi, shprehu mbështetjen e SHGSK-së për të gjithë ata që do të marrin iniciativa për realizimin e filmave dhe dokumentarëve sportivë.

Të gjithë pjesëmarrësit, si regjisorë, producentë e skenarisë, ashtu edhe gazetarët sportivë vlerësuan lartë iniciativën për të realizuar sa më shumë dokumentarë dhe filma sportivë për të periudhat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar sporti kosovar, me theks të veçantë kohën e izolimit dhe sukseset e tanishme, ndërsa u propozua të bëhet një data bazë për ruajtjen e arkivës.

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj propozoi që të bashkëpunohet edhe me Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK).
Me diskutime të frytshme kontribuuan edhe gazetarët, Gani Kosumi, Artan Muhaxhiri, Arlind Grantolli, si dhe regjisorët e producentët tjerë: Florent Mehmeti, Arben Kastrati, profesori Sadik Krasniqi, etj.

Në fund u formua edhe Këshilli Iniciues për të gjitha propozimet e dhëna, si dhe organizimin e Festivalit të Filmit Sportiv në Kosovë.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: