KOK takoi vullnetarët në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarëve

E premte,  06 dhjetor 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shënuar sot 5 Dhjetorin - Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve.

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, si dhe anëtarja e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Shqipe Bajçinca-Brestovci, njëherit profesoreshë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Universitetin e Prishtinës, takuan dhjetëra vullnetarë, studentë të FEFS-së.

Vullnetarët përherë kanë qenë krahë i djathtë i organizimit të aktiviteteve të Komitetit Olimpik të Kosovës, për çka KOK edhe këtë herë u përkujdes për ta shënuar këtë ditë. Takiki u zhvillua nën moton: "Partneritet i qëndrueshëm".

Presidenti Hasani, duke falënderuar vullnetarët për bashkëpunimin e deritashëm, foli për aktivitetet që e presin KOK-un javën e ardhshme, si dhe për bashkëpunimin që do ta kenë në aktivitetet e shumta që do të organizohen gjatë vitit 2020.

Sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, theksoi para vullnetarëve rëndësinë që ka puna e vullnetarëve në karrierën e tyre.

Profesoresha Bajçinca-Brestovci, theksoi se studentët janë të gatshëm çdo herë të jenë pjesë e organizimeve të aktiviteteve të KOK-ut.

Edhe studentët përmes diskutimeve të ndryshme falënderuan KOK-un për bashkëpunimin e deritashëm.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: