KOK u nderua me çmimin e fituar nga “Peace and Sport” gjatë Asamblesë Gjenerale të KOE-s, presidenti Krasniqi mori çmimin nga tri herë kampioni olimpik, Pirro Dhima

E shtunë,  12 qershor 2021

Komiteti Olimpik i Kosovës është nderuar me çmimin e organizatës ndërkombëtare “Peace and Sport”, e cila ishte ftuar që çmimet t'i ndajë gjatë Asamblesë së 50-të Gjenerale të Komitetit Olimpik të Evropës (KOE/EOC), të mbajtur për dy ditë radhazi në Athinë të Greqisë.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pranuar çmimin para 50 drejtuesve të Komiteteve Olimpike të Evropës dhe drejtues tjerë të pranishëm. Çmimi iu nda nga përfaqësuesja e "Peace and Sport", Iris Vlachoutsicos, si dhe tri herë kampioni olimpik në peshëngritje, Pirro Dhima (Pyrros Dymas), peshëngritës me prejardhje shqiptare, por me nënshtetësi të Greqisë. I njëjti më herët kishte fituar çmimin “Kampion i Paqes” nga “Peace and Sport”.

KOK-u e kishte fituar vitin e kaluar çmimin për “Iniciativën e Vitit 2020”, me rastin e organizimit të aktivitetit me letër të bardhë, për të shënuar 6 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Aktiviteti ishte organizuar online, shkaku i pandemisë Covid 19, ndërsa pjesëmarrës ishin rreth 5 mijë persona, të cilët kishin krijuar foto dhe video nga shtëpitë.

Presidenti Krasniqi gjatë fjalës së tij, ka falënderuar jurinë e “Peace and Sport” dhe gjithë votuesit të cilët kontribuan që KOK-u të fitojë këtë çmim prestigjioz.

“Jam shumë i nderuar dhe mirënjohës për çmimin që është dhënë KOK-ut për “Iniciativën e Vitit 2020”. Tradicionalisht, çdo vit, KOK shënon Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim, duke ngritur letrën e bardhë si simbol i shpresës, që përfaqëson fuqinë pozitive të sportit për paqe dhe përfshirjen sociale. Më shumë se 5 mijë persona morën pjesë në shënimin e kësaj dite, duke përfshirë këtu kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, komunitetin e sportit, fëmijë, prindër, të moshuar etj. Kampanja me motot #RriNshpi, #BëjëSport #Kënaqu”, u realizua kur vendi ynë ishte në bllokim”, tha mes tjerash presidenti Krasniqi, duke paralajmëruar se në të ardhmen përfshirja e personave në shënimin e kësaj dite do të jetë edhe më e madhe.

Krahas presidentit Krasniqi, në Asamblenë Gjenerale të KOE-së, në të cilën u zgjodhën organet e reja drejtuese për ciklin olimpik 2021 – 2025, morën pjesë edhe nënpresidenti Milaim Kelmendi dhe këshilltari i presidentit, Besim Aliti. President i ri i Komitetit Olimpik të Evropës u zgjodh Spyros Capralos nga Greqia.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]