Konferenca Forumi i KOK për Sportin hapi Javën Evropiane të Sportit, u zhvilluan diskutime të shumta

E hënë,  23 shtator 2019

Me konferencën Forumi i Komitetit Olimpik të Kosovës për Sportin, është hapur edhe zyrtarisht Java Evropiane e Sportit, që po mbahet nën patronatin e Ministrit për Kulturë Rini e Sport, Kujtim Gashi.


Krahas ministrit Gashi që e bëri hapjen e Forumit, të pranishëm në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, ishin edhe dhjetëra përfaqësues të MKRS-së, përfaqësuesit më të lartë të federatave sportive, komunat, biznesi, si dhe Administrata Tatimore e Kosovës.


Temat që u trajtuan ishin: Ligji për Sponsorizim, Kategorizimi i Sportit, Sportistëve dhe Trajnerëve, ndërsa interesim të madh zgjoi edhe çështja e mbylljes së memorandumeve nga MKRS për federatat sportive, temë kjo e propozuar nga federatat.


“Pres që sot konkluzionet të jenë në dobi të sportit, temat që do trajtohen uroj të sjellin idetë dhe planet konkrete që do të avancojnë sportin në Kosovë. Që nga marrja e detyrës jam munduar maksimalisht të përmirësoj infrastrukturën sportive dhe të kemi imazh të mirë sportiv në arenën ndërkombëtare”, tha ndër të tjera ministri Gashi, i cili më pas dha sqarimet e kërkuara nga federatat për mbylljen e memorandumeve.
Në fjalën e tij, Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, dha arsyet përse këtë herë vendosën të organizojnë Forumin për Sportin.


“Kemi zgjedhur kësaj radhe të organizojmë Forumin për Sportin dhe temat e përzgjedhura janë ato që preokupojnë sportin e Kosovës. Forumi do të jetë i rregullt në mënyrë që bashkërisht të hedhim ide dhe tema me interes të përgjithshëm dhe t’i trajtojmë ato së bashku”, tha ndër të tjera presidenti Hasani.


Pjesëmarrës në panel për të diskutuar për Ligjin për Sponsorizim ishte edhe drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, i cili dha sqarimet e nevojshme për bizneset që mund të sponsorizojnë në sport dhe të cilat do të kenë lehtësira nga tatimi në fitim.


Rregullorja e Ligjit për Sponsorizim, por edhe Rregullorja për Kategorizimin e Sporteve, Sportistëve dhe Trajnerëve, u prezantuan nga Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj. Në temën e dytë, federatat propozuan ide për ndryshme në disa prej kritereve.


Tema tjetër që u trajtua ishte Qeverisja e Mirë në Sport, për të cilën foli Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.


Java Evropiane e Sportit do të vazhdojë deri më 30 shtator 2019, ku pritet të organizohen aktivitete të ndryshme.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: