Kosova nuk arrin të kalojë grupin parakualifikues për Kupën e Botës 2023
Kombëtarja e Kosovës në basketboll nuk arriti të shënojë fitore ndaj Sllovakisë dhe të kualifikohet për në fazën kualifikuese të Kupës së Botës 2023.
Basketbollistët tanë u mposhtën 77:73 (23:15, 14:20, 17:20, 19:22), përkundër se deri në shumicën e kohës ishin në epërsi.
Basketbollisti më i mirë i tanëve ishte Dardan Berisha me 24 pikë.
Kosova e mbyll grupin B të fazës parakualifikuese me dy fitore dhe katër humbje.
Islanda dhe Sllovakia u kualifikuan tutje.