Ky është Ekipi Olimpik i Kosovës – presidenti Hasani: Në Rio shkojmë për medalje!

E martë,  19 korrik 2016

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se cilët do të jenë tetë sportistët, që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike 2016.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani deklaroi sot në një konferencë për shtyp se kjo ngjarje është historike, pasi Kosova për herë të parë po merr pjesë në Lojërat Olimpike. Ai tha se është bërë një punë dhe angazhim i madh që sportistët tanë të paraqiten sa më mirë atje dhe shtoi se natyrisht synojnë edhe për medalje.

Kosova tha ai, ka dy sportistë në Rio që shkojnë me normë olimpike, gjë që shumë shtete nuk mund ta arrijnë. Sido që të jetë, ai tha se është e rëndësishme që sportistët tanë të tregojnë angazhim dhe prezantim të denjë.

"Në vijim do i shpalos edhe emrat e sportistëve që do të marrin pjesë. E para është Majlinda Kelmendi, e cila merr pjesë në sportin e xhudos në kategorinë 52 kilogram dhe paraqitja e saj pritet të jetë më datën 7 gusht. Sportistja e dytë me normë olimpike është Nora Gjakova, në sportin e xhudos, në kategorinë 57 kilogramë, e cila do të paraqitet me 8 gusht", tha Hasani.
 Hasani bëri të ditur se përveç Kelmendit e Gjakovës, do të marrin pjesë edhe të tjerë sportistë. Musa Hajdari do të merr pjesë në atletikë në vrapimin 800 metra, ndërsa Viona Kryeziu, po ashtu në atletikë, në disiplinën 400 metra. Në sportin e notit, Lum Zhaveli do të marrë pjesë në disiplinën 50 metra, stil i lirë, ndërsa Drita Zeqiri, merr pjesë në disiplinën 100 metra në shpinë. Në Lojëra Olimpike do të marrë pjesë edhe Urata Rama, në sportin e shenjtërisë, ndërsa çiklisti Qëndrim Guri, do të paraqitet më 7 gusht. Ekipit në Lojëra Olimpike do t’i prijë Eugen Saraçini, i cili është shef i misionit. Ai ka bërë të ditur se tashmë janë përcaktuar ekipet, oraret, ndërsa udhëtimet do të fillojnë nga 28 korriku. Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një prezantim të suksesshëm në Lojëra Olimpike Rio 2016, të cilat do të fillojnë më 5 gusht, ndërsa do të përfundojnë më 21 gusht.



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: