Lirije Sahiti dorëzon meçin ndaj Natalie Valeeva për shkaqe shëndetësore

E premte,  19 qershor 2015

Në stadiumin "Tofiq Bahramov" në Baku, sot kanë filluar garat në sportin e shigjetarisë. Në meqin e parë te eliminimeve per femra është dashur të zhvillohet dueli ndërmjet përfaqësueses së Kosovës, Lirije Sahiti dhe Natalia Valeeva të Italisë. Ky duel është dorëzuar nga Lirije Sahiti për shkaqe shëndetësore dhe pikët i takojnë garueses italiane.
Lidhur me mosparaqitjen e garueses Lirije Sahiti në gara, Agron Mala, trajner dhe kryetar i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, na tha:
Po sot në orën 6,00 sipas kohës në Kosovë, Lirije Sahiti është dashur të paraqitet në meçin e parë të garave eliminuese për femra kundër Natalia Valeeva të Italisë, por fatkeqësisht për shkaqe shendetësore është dashur që ta anuloj meçin. Ne provuam gjatë stërvitjes, por si duket kishte një ngacmim pakëz në ushqim, një iritim i lukthit dhe kishte të vjella gjatë natës dhe ajo nuk ishte re fizikisht në gjendeje shëndetësore që të fokusohej në meç dhe të ishte në formën më të mirë për realizoj këtë meç. Për këtë çështje në bazë të situatës së krijuar është dashur që të marrin vendim për të dorëzuar meçin dhe pikët shkojnë për italianen.
Për Lirije Sahitin në këtë fazë mund të them se gjithçka është e përfunduar në garën në Baku.
Meçin e radhës e kemi të shtunën, më 20 qershor, në orën 14,15 minuta sipas kohës në Kosovë, Hazir Asllani, për kundërshtar do ta ketë njërin ndër garuesit më cilësor të Evropës dhe botës, Mauro Nespoli të Italisë.
Ne jemi radhitur dhe kualifikuar në mesin e 64 më të mirëve në Evropë dhe vetë fakti që gjendemi këtu ne përballje me të rinjë dhe të reja nga e gjithë Evropa,eshte nje sukses i madh per sportin kosovar. Mirëpo mendoj se edhe si dhe në të gjitha sportet e Kosovës, në sportin e harkut duhet bëjmë më tepër. Ne plan të parë të rregullimit të infrastrukturës që fare se kemi në Kosovë, përballë sfidave financiare, kapaciteteve trajneuese, rekuizitat që për këtë sport janë shumë të shtrenjëta, këto janë sfida që ne përballemi me to dhe në do të bëjmë përpjekje që të ngrisim kapacitetet tona dhe sukseset në të ardhmen nuk do të mundojnë.
G.Kosumi/19 qershor, Baku 2015



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: