Mbyllet me sukses kursi bazë, i 20-të me radhë për administratorë sporti, certifikohet bjeshkataria alpiniste

E hënë,  04 shkurt 2019

Federata Bjeshjatare Alpiniste e Kosovës ka përfunduar me sukses kursin bazë për administratorë të sportit, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Dhjetëra zyrtarë të federatës dhe shoqatave bjeshkatare për tri ditë radhazi mësuan për realizimin e planit strategjik 2018-2020, dhe gjerësisht u fol për ciklin që mbyllet në vitin 2024, si shtrirje kohore e planit strategjik të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës.
Ligjërues të rregullt ishin: Besim Hasani (MEMOS XVIII) drejtor i programit për kurse/Solidaritet Olimpik-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Ibër Alaj (MEMOS XIX) SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka (MEMOS IX) drejtoreshë e kursit kombëtar, licencuar gjithashtu nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kurse për Hulumtimin Shkencor: “Lartësia e trupit në raport me parametrat tjerë Antropometrik për popullatën në Kosovë”, ligjëroi PHD Fitim Arifi.
“Ky është kursi i 20-të bazë për administratorët e sportit. Interesimi i Federatës Bjeshkatare Alpiniste ishte i jashtëzakonshëm. Jam I bindur që këto njohuri do t’ju shërbejnë atyre për ta parë rëndësinë e planit strategjik dhe ta përpilojnë strategjinë e tyre për ciklin e ardhshëm olimpik 2021-2024”, tha presidenti Hasani për Kosova Press.
Vijues i kursit ishte edhe kryetari i kësaj federate, Arben Lila, i cili u shpreh falënderues ndaj KOK-ut për organizimin e këtij kursi, që u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë. “Përfitimet janë të shumë të rëndësishme jo vetëm për federatën, por për të gjitha klubet dhe shoqatat bjeshkatare. Është një kurs që na tregon se si ta kemi rrugëtimin tonë për pesë vitet e ardhshme”, u shpreh Lila.
Vijuesja tjetër e këtij kursi, Alisa Hasani, theksoi se: “Informatat që I kemi marrë kanë me na ndihuar me u zhvilluar më tutje edhe si shoqatë edhe si federate”.
Ky ishte kursi i dytë bazë për këtë vit i organizuar nga KOK-u, ndërsa i 20-ti që nga viti 2017.

 

 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: