Medaljet e vitit të pandemisë – dy elitare (seniorë) dhe 13 për grupmosha të reja

E mërkurë,  30 dhjetor 2020

Mungesa e aktiviteteve ndërkombëtare shkaku i pandemisë Covid 19, bënë që numri i medaljeve të fituara gjatë vitit 2020 të jetë dukshëm më i vogël në krahasim me vitet e kaluara.

2020-tën sporti i Kosovës po e lë me dy medalje elitare, të cilat edhe këtë herë vijnë nga sporti i xhudos.

Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka fituan medaljet e bronzta në Kampionatin Evropian “Pragë 2020”, të mbajtur në muajin nëntor. Krasniqi triumfoi në kategorinë deri në 48 kilogramë, në të cilën e mbylli vitin në vendin e parë të renditjes botërore dhe renditjes Olimpike.

Kuka medaljen e fitoi në kategorinë deri në 78 kilogramë. Ajo ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020.

Pikërisht Krasniqi e Kuka kishin shënuar suksesin më të madh edhe në Grand Slamin e mbajtur në Budapest në tetor, ku Distria fitoi të artën ndërsa Loriana të bronztën. Se ishte viti i Distrias e dëshmon edhe Grand Slami i Parisit, i mbajtur në muajin shkurt, ku fitoi po ashtu të artën, ndërsa Nora Gjakova të bronztën.

Xhudos nuk i munguan medaljet edhe në grupmoshat e reja. Laura Fazliu fitoi dy medalje evropiane. Ajo mori të argjendtën për U-21 dhe të bronztën për U-23, të dyja këto të fituara në Poreq të Kroacisë.

Medaljet për grupmosha të reja fitoi edhe karateja, në evropianin e mbajtur në Budapest të Hungarisë, gjatë muajit shkurt.

Vesa Ibrahimi (-68 kg), Benjamin Shabani (+84 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg) fituan medaljet e bronzta për U-21, ndërsa Betim Maliqi e fitoi të bronztën për juniorë, kategoria -68 kg.

Dy medalje evropiane solli edhe boksi. Alnera Brahimi fitoi të argjendtën (-70 kg) për juniore në evropianin e mbajtur në Sofje të Bullgarisë, ndërsa Remzo Mustafiq (-90 kg), fitoi të bronztën në Budva të Malit të Zi, grupmosha 17-18 vjeçarë.

Dhjetori solli medalje evropiane edhe tek taekwondo. Elion Agushi (-57 kg) dhe Jon Gashi (-61 kg) fituan medaljet e bronzta në kampionatin e mbajtur në Sarajevë.

Krahas evropianeve, veçohet edhe Kampionati Ballkanik U-20 në atletikë, i cili solli tri medalje, dy të arta për Muhamet Ramadanin (dy kampionate të ndryshme), në hedhje të gjylës 6 kg, si dhe një të bronztë të Alaudin Sumës, në hedhjen e diskut.

Në përgjithësi, vendit tonë nga kampionatet evropiane i erdhën dy medalje elitare (seniorë) dhe 10 evropiane nga grupmoshat e reja, si dhe tri nga kampionatet ballkanike për grupmoshat e reja.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: