Presidentë të shumtë të Komiteteve Olimpike Kombëtare vijnë nesër në Kosovë, në shënimin e 5-vjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në KON

E diel,  08 dhjetor 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës do të shënojë nesër ditën më historike të sportit të Kosovës, e cila theu izolimin shumëvjeçarë të sportit tonë. 9 dhjetori 2014 do të mbetet përherë në histori të sportit tonë, datë kjo që shënoi anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Me këtë rast, KOK organizon Gala Mbrëmjen me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në KON, e cila do të mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë, me fillim prej orës 20:00.

Për ta nderuar KOK-un, në këtë ditë të veçantë, nesër në Kosovë do të arrijnë presidentë të shumtë të Komiteteve Olimpike Kombëtare.

Në Gala Mbrëmje të pranishëm do të jenë:

-Krisztian Kulcsar, president i Komitetit Olimpik të Hungarisë,

-Mihail Claudio Covaliu, president i KO të Rumanisë,

-Bogdan Gabrovec, president i KO të Sllovenisë,

-Vasil Tupurkovski, president i KO të Maqedonisë së Veriut,

-Dusan Simonoviq, president i KO të Malit të Zi, 

-Viron Bezhani, president i KO të Shqipërisë.

 

Një mysafir tjetër i lartë edhe Emanuel Macedo de Medeiros, president i Aleancës Globale të Integritetit Sportiv (SIGA) i shoqëruar nga Clare Disdale.

Krahas tyre, të pranishëm do të jenë edhe figurat më të larta politike të shtetit tonë, si dhe ato nga sporti, arti e kultura.

KOK u anëtarësua në KON në Sesionin e 127-të të mbajtur në Monako, anëtarësim ky që iu kishte hapur më pas rrugën federatave sportive në vend për t’u anëtarësuar në federatat përkatëse ndërkombëtare.

Në këto pesë vjet, KOK-u ka fituar 11 medalje, prej tyre gjashtë të arta, dy të argjendta dhe tri të bronzta në Lojërat e ndryshme ndërkombëtare, ndërsa veçohet medalja e artë Olimpike e Majlinda Kelmendit, e cila bëri që Kosova të hyjë në mesin e 100 shteteve me medalje të artë Olimpike.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: