Presidenti Hasani ishte panelist në Samitin Inter-Regjional të SIGA-s, foli për ëndrrën dhe sukseset e sportistëve të Kosovës

E martë,  17 shtator 2019

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ishte pjesëmarrës në cilësinë e panelistit në Samitin e dytë Inter-Regjional të SIGA-s (Aleanca Globale për Integritet në Sport), me temë: "Integriteti Sportiv - Fuqia e Veprimit Kolektiv në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë", që për dy ditë u mbajt në Doha të Katarit.


Presidenti Hasani foli për ëndrrën 22-vjeçare të liderëve sportivë të Kosovës për ndërkombëtarizimin e sportit, për medaljen e artë Olimpike të fituar nga Majlinda Kelmendi në debutimin e Kosovës në Rio 2016, si dhe sukseset tjera që e kanë përshkruar sportin tonë që prej ndërkombëtarizimit.
Krahas rezultateve në sport, i pari i Lëvizjes Olimpike në Kosovë, Besim Hasani, shfaqi edhe një herë synimet e KOK-ut për të arritur nivelin më të lartë organizativ.

"Një prej ëndrrave të Komitetit Olimpik të Kosovës është të bëhemi prej 1-10 Komitetet më të mira të botës, jo vetëm për nga rezultatet e sportistëve, por edhe me qeverisjen e mirë, me kultivimin e integritetit dhe kredibilitetit për Organizatat Sportive që i udhëheqim, duke ngritur kapacitetet e Burimeve Njerëzore me transparencë, llogaridhënie në funksion të ruajtjes së autonomisë së Organizatave Sportive (klubet, federata, KOK) etj”, tha ndër të tjera Presidenti Hasani.

Për dy ditë me radhë në Samit u diskutuan çështje të ndryshme të integritetit sportiv.

Kujtojmë që Samitin e parë Regjional të SIGA-s e ka mbajtur Kosova më 5 shtator 2018, kurse Samiti i tretë Inter-Regjional do të mbahet sërish në Prishtinë më 22 tetor 2019, pikërisht në pesë vjetorin e njohjes së Komitetit Olimpik të Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: