Presidenti Hasani priti kick-boksierin me famë botërore, Azem Maksutaj dhe delegacionin e muaythait

E shtunë,  28 shtator 2019

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur sot ish kampionin e botës në kick-boks, Azem Maksutajn.

Maksutaj shoqërohej me një delegacion të Federatës së Muaythait të Kosovës (FMTHK), kryetarin Shpëtim Ahmetajn, njëkohësisht kampion bote në kick-box, Jens Wilke, gjyqtar i deleguar nga Federata Botërore e Muaythait, Arben Januzi, përzgjedhës i FMTHK.

Presidenti Hasani, duke i përgëzuar mysafirët për kontributin që po e japin në zhvillimin e muaythait në Kosovë, i uroi për organizimin e kampionatit të parë shtetëror që sot u mbajt në Prishtinë.

Presidenti Hasani shprehu edhe një herë mbështetjen e KOK-ut në zhvillimin e muaythait, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, me ç'rast në fillim të muajit shtator dhjetëra përfaqësues të këtij sporti kryen me sukses kursin për administratorë sporti.

Maksutaj dhe mysafirët tjerë falënderuan Presidentin Hasani për pritjen në ambientet e KOK dhe kontributin e vazhdueshëm të dhënë në formimin dhe zhvillimin e federatës.

Federata e Muaythait të Kosovës është formuar vitin e kaluar, ndërsa është bërë anëtare e KOK-ut në Asamblenë e fundit.



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: