Presidenti Krasniqi dhe krytari i FKKS-së, Emini u pritën nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës për Kajakim të Kosovës (FKKS), Visar Emini, janë pritur sot nga kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Palët kanë diskutuar për krijimin e urave të bashkëpunimit mes komunës dhe KOK-ut, me qëllim të zhvillimit të garave sportive në Podujevë dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive.
Liqeni i Batllavës është një mundësi e mirë për zhvillimin e garave sportive ujore, me theks të veçantë ato të kajakimit, ku kryetari Emini shpalosi synimet për të organizuar gara vendore dhe ndërkombëtare.
Presidenti Krasniqi falënderoi kryetarin Bulliqi për pritjen dhe mbështetjen, si dhe angazhimin e tij në zhvllimin e sportit dhe infrastrukturës sportive në komunën e Podujevës.
Nga ana e tij, i pari i Podujevës, theksoi se të dy palëve u mbetet të punojnë shumë në realizimin e projekteve konkrete dhe organizimit të garave të nivelit të lartë në komunën e Podujevës.