Presidenti Krasniqi priti boksieren Donjeta Sadiku dhe drejtuesit e Klubit të Gollakut

E enjte,  17 qershor 2021

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni, kanë pritur sot boksieren Donjeta Sadiku dhe drejtuesit e Klubit të Boksit Gollaku, pas marrjes së ftesës për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokio 2020. 

Sadiku u ftua nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore.

Ajo është sportistja e 11-të që do ta përfaqësojë vendin tonë në LO Tokio 2020.

Presidenti Krasniqi ka përgëzuar boksieren Sadiku dhe gjithë klubin e boksit për ftesën e marrë, duke i uruar fat dhe suksese Donjetës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Bursistja jonë olimpike, që ishte përfshirë nga KOK-u në listën prej gjashtë sportistëve, u shpreh e lumtur dhe falënderuese për përkrahjen që ka nga KOK-u, duke thënë se do të jap maksimumin për të përfaqësuar sa më mirë boksin dhe gjithë sportin e Kosovës.

Kryetari i KB Gollaku, Sabri Zylfiu, falënderoi presidentin Krasniqi për pritjen dhe përkrahjen që i ka dhënë KOK-u Sadikut dhe boksierëve tjerë të këtij klubi.

Të pranishëm krahas drejtuesve të klubit dhe trajnerit Besim Brahimi, ishin edhe boksierët, Bashkim Bajoku, kampion i Ballkanit për senior dhe Alnera Brahimi, medaliste e argjendtë e Evropës për të reja.

 

 

 

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]