Presidenti Krasniqi priti drejtorin e BKT Kosova, Suat Bakkal
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot drejtorin ekzekutiv të BKT Kosova, Suat Bakkal.
BKT Kosova prej muajit tetor është bërë partneri kryesor i KOK-ut.
Presidenti Krasniqi, falënderoi drejtorin ekzekutiv Bakkal për vizitën, dhe njëkohësisht për mbështetjen e fuqishme që po ia jep, jo vetëm KOK-ut, por edhe sportistëve.
Nga ana e tij, Bakkal, përgëzoi presidentin Krasniqi për rinovimin e zyreve të reja, të cilat i japin mundësi më të mëdha stafit për punë.
Drejtori Bakkal shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin e KOK-ut, duke u zgjeruar në bashkëpunime të tjera.