Presidenti Krasniqi priti drejtuesit e FISU-s dhe EUSA-s, si dhe familjen Cana

E premte,  25 qershor 2021

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot anëtarin e Bordit të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU), Marku Zuniq, nënpresidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitare (EUSA), Haris Pavletiq, drejtorin sportiv të Akademisë së Federatës së Sportit Universitar të Kroacisë, Nikola Vinçetiq, si dhe familjen Cana, Lorik Canën, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë në futboll dhe babain e tij, Agimin.

Pjesë e takimit ishte edhe drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Fitim Arifi, si dhe drejtuesit e Federatës së Sportit Universitar të Kosovës (FSUNK), kryetarja Diellza Shaqiri Kelmendi, sekretarja e përgjithshme, Venita Smakaj, dhe dekani Musa Selimi, anëtar i Bordit të FSUNK-së dhe Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Drejtuesit e FISU dhe EUSA, po qëndrojnë në Kosovë për të parë nga afër përgatitjet që FSUNK po i bënë me rastin e organizimit të Kampionatit Botëror për Universitete në hendboll, që vitin e ardhshëm mbahet në Prishtinë.

Presidenti Krasniqi që shoqërohej nga këshilltari i tij, Besim Aliti, njëherit menaxher sportiv në EUSA, falënderoi drejtuesit e FISU dhe EUSA për vizitën në KOK, derisa shprehu falënderimin për dhënien e organizimit të Kampionatit Botëror FSUNK-së, për çka shprehu përkrahjen dhe mbështetjen e KOK-ut në organizimin e kësaj ngarje, për të cilën shtoi vlerësoi se ka rëndësi të madhe jo vetëm për sportin tonë, por në përgjithësi edhe për vendin tonë.

Presidenti Krasniqi po ashtu falënderoi familjen Cana për vizitën dhe përkrahjen që po i jep organizimit të këtij kampionati, si dhe proceseve tjera nëpër të cilat po kalon Lëvizja Olimpike në Kosovë.

Mysafirët nga FISU dhe EUSA shprehën kënaqësinë e të qenit në Kosovë, derisa vlerësuan lartë të arriturat e sportit tonë, duke shprehur besimin se botërori i hendbollit do t’i hap rrugën Kosovës për të marrë organizimin edhe të ngjarjeve tjera madhore.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]