Presidentja Osmani priti drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Krasniqi

E hënë,  12 korrik 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye presidentin Ismet Krasniqi. 

Meqenëse ishte takimi i parë mes presidentes Osmani dhe presidentit Krasniqi, të dy uruan njëri-tjetrin për zgjedhjen e tyre në krye të shtetit të Kosovës, respektivisht KOK-ut.

Presidenti Krasniqi shoqërohej edhe nga sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, anëtarët e Bordit Ekzekutiv, Avni Nuha e Halil Sylejmani, këshilltari i tij, Besim Aliti dhe shefi i misionit, Jeton Rudari.

Presidenti Krasniqi e ka njoftuar presidenten Osmani me përgatitjet që po bënë ekipi olimpik i Kosovës para udhëtimit për në Tokio të Japonisë, si dhe me numrin e sportistëve dhe gjasat për të fituar medalje.

Presidentja Osmani, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Komitetin Olimpik të Kosovës, i ka uruar fat ekipit tonë, me shpresën dhe besimin se nga Tokio 2020 do të kthehemi me medalje.

Presidenti Krasniqi i ndau presidentes edhe uniformën zyrtare me të cilën ekipi olimpik i Kosovës do të paraqitet në Lojërat Olimpike.

Takimi u mbajt para ceremonisë së dorëzimit të flamurit nga presidentja për ekipin olimpik, ceremoni kjo që mbahet sonte në amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë në Prishtinë, me fillim në ora 19:30.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]