Sekretari i Përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar

E premte,  20 shtator 2019

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, ka marrë pjesë sot në manifestimin e Federatës së Sportit Universitar të Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar, të mbajtur në sallën e Fakultetit të Edukimit Fizik.


Sekretari i Përgjithshëm, Haxhijaj, duke përgëzuar drejtuesit e kësaj federate për këtë ditë, shprehu përkrahjen e vazhdueshme të KOK-ut për sportin Universitar.


Haxhijaj përmendi edhe sukseset e kësaj federate në këto dy vite të themelimit, ndërsa kërkoi nga të gjitha Universitetet që të bëhen bashkë për ta ngritur FSUNK në nivele të larta.


Krahas Haxhijajt, pjesëmarrës ishin figura të larta të sportit, përfaqësues të MKRS-s, Komunës së Prishtinës, Universitetit të Prishtinës, kryetarë federatash, etj.


Në fjalën e tij, kryetari i FSUNK-së, Musa Selimi, foli për sukseset e kësaj federate, të cilës nuk i munguan edhe medaljet nga garat ndërkombëtare, derisa përgëzime FSUNK mori edhe nga rektori i UP-së, Marjan Dema, dhe Fikret Shatri nga MKRS. Përmes një video-inçizimi, të pranishmëve iu drejtua edhe Presidenti i Federatës Evropiane të Sportit Universitar, Adam Roczek.


FSUNK shpërbleu me mirënjohje edhe karateistët: Valdrin Rashiti, Elhami Shabani e Elona Kolgeci, për përfaqësim dinjitoz të FSUNK në garat ndërkombëtare.


Gjatë ditës u organizuan edhe aktivitete të ndryshme sportive në basketboll, pingpong e beach vollej, ndërsa një ndeshje miqësore në futsal u zhvillua mes Komitetit Olimpik të Kosovës e Fakultetit të Edukimit Fizik.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: