+383 38 222 223 / [email protected]

KOK promovoi LM Prishtina 2030 në Panairin e Turizmit dhe Sportit

Komiteti Olimpik i Kosovës mori pjesë në Panairin e Sportit dhe Turizmit, i cili po mbahet në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.


KOK përmes një tende promovoi Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.


Pjesëmarrës në Panair janë edhe federata të ndryshme, partneri i artë i KOK-ut, BKT Kosova, si dhe kompani të ndryshme.


Panairin e vizituan sot edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, nënpresidenti Milaim Kelmendi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Avni Nuha.