SIGA dhe KOK organizojnë forumin e Integritetit në Sport nën moton: “Ngrije Zërin për Integritet në Sport”, si pjesë e serisë globale #SIGAtalks

E enjte,  05 dhjetor 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Aleancën Globale të Integritetit në Sport (SIGA), do të organizojnë për herë të parë forumin global “#SIGAtalks”, i cili do të mbahet të hënën (9 dhjetor) në Prishtinë.

Forumi i cili do të zhvillohet nën moton “Ngrije Zërin për Integritet në Sport”, është pjesë e iniciativës për “Sport të Pastër dhe të Pavarur”, si dhe “Antikorrupsionit në Sport”. Forumi global mbahet në ditën kundër korrupsionit, më 9 dhjetor (e hënë) në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, me fillim në ora 16:00.

Qëllimi i konferencës është për të drejtuar fuqinë e brezave të rinj, që të nxisin ndryshim kulturor dhe të udhëheqin sportin në një epokë të re me integritet më të madh.

“Ne ftojmë të gjithë anëtarët e SIGA dhe mbështetësit t'i bashkohen thirrjes sonë për të “Ngritur Zërin për Integritetin në Sport” dhe ta promovojmë atë me çdo mënyrë në të gjitha rrjetet dhe median sociale”, ka thënë drejtori ekzekutiv i SIGA-s, Emanuel Medeiros.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, para kësaj konference ka bërë thirrje që të gjithë së bashku ta luftojmë korrupsionin në sport.

“Nga të gjithë duhet të gjëmoj zëri për luftimin e korrupsionit si në sport ashtu edhe në sfera tjera! Nëpërmjet ‘#SIGAtalk’, për herë të parë nga Prishtina flasin sportistët elitar të Kosovës. Dhe, të gjithë ne drejtuesit e sportit duhet të jemi të hapur të dëgjojmë me empati zërin dhe opinionin e tyre për afera korruptive dhe për modelet efektive të parandalimit dhe eliminimit të tyre! Përtej dëgjimit empatik të sportistëve duhet pa asnjë hezitim të analizohen dhe të zbatohen pa asnjë kompromis!”, ka deklaruar presidenti Hasani.

Gjatë sesionit 90 minutësh që do të transmetohet Live-Stream nga Komiteti Olimpik i Kosovës, SIGA dhe Kosova Press, do të marrin pjesë sportistët dhe kampionët e SIGA-s, ku ndër ta është edhe Majlinda Kelmendi, etj.

 

Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në Forumin “#SIGAtalk” mund të regjistrohen përmes e-mailit: [email protected]

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: