Sot mbahet mbledhja e 11-të e BE të KOK-ut, pritet të shqyrtohen pika të shumta të Rendit të Ditës

E hënë,  13 nëntor 2017

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës do të mbajë sot (e hënë) mbledhjen e 11-të të saj për këtë vit.
Në Rendin e Ditës, janë pika të shumta të cilat do të shqyrtohen.

Ndër pikat më të rëndësishme janë:
-    Gala mbrëmja për tre vjetorin e pranimit të KOK-ut në KON dhe njëherit 25-vjetori i themelimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku pritet të marrin pjesë figura të shquara të sportit botëror.
-    Kërkesa e Federatës Skitare të Kosovës për dërgimin e sportistëve në përgatitje për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.
-    Përgatitjet për Asamblenë e Punës
-    Përgatitja e planit të punës (objektivat strategjike) së KOK-ut për vitin 2018
-    Përgatitja e planit financiar të KOK-ut për vitin 2018
-    Përgatitjet për konferencën “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”, që do të mbahet më 21 nëntor në Prishtinë.
-    Pjesëmarrja e KOK-ut në Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik Evropian (KOE), që mbahet në Zagreb, më 23-26 nëntor 2017.
-    Pëlqimi për nënshkrimin e kontratës së përbashkët me Turkish Airlines për lehtësira financiare për të gjithë Lëvizjen Olimpike sportive në Kosovë.

-    Kërkesa nga Federata e Xhudos së Kosovës për rekomandimin në MKRS për medaljet e fituara të Distria Krasniqit (e artë) dhe Akil Gjakovës (i argjendtë) në Kampionatin Evropian U-23, si dhe trajnerëve të tyre.

-    Kërkesa e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, në lidhje me rekomandimin për medaljen e argjendtë të fituar nga sportisti Jetmir Goqi në Kampionatin Botëror IFBB, si dhe trajnerit të tij.

Krahas tyre, pritet të shqyrtohen edhe shumë pika tjera të Rendit të Ditës.
 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: pal.[email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]