U prezantua Ekipi Olimpik i Kosovës për EYOF Sarajeva 2019

E premte,  08 shkurt 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar të premten Ekipin Olimpik të Kosovës para nisjes për në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Sarajeva 2019.
EYOF 2019 mbahet prej 10-16 shkurt në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore të Bosnjë e Hercegovinës.
Kosova përfaqësohet me skitaret Klea Vrella (16 vjeçare) dhe Elba Kokaj (17), të cilat do të garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom të madh.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, deklaroi se drejt Sarajevës do të udhëtojnë për të dhënë maksimumin dhe për ta përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme shtetin e Kosovës.
“Këto dy sportiste janë më të mirat në skitari në grupmoshat e tyre, janë kampionia dhe nënkampionia. Janë përgatitur mjaftë mirë edhe me mbështetjen e KOK-ut dhe Federatës Skitare të Kosovës. Ne shpresojmë se garueset do ta shfaqin më të mirën e tyre. Ne asgjë nuk kërkojmë më shumë se sa ato ta mundin vetveten me rezultat. Kjo është paraqitja e parë e tyre në një Festival të tillë, andaj presim prezantim dinjtoz dhe sjellje që do të na marrin lakmi shtetet tjera”, tha presidenti Hasani.
Klea do të bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse, e cila mbahet të dielën mbrëma.
“Është nder për mua ta barti flamurin. Ka qenë ëndërr e imja ta përfaqësojë vendin tim dhe marrë pjesë në EYOF. SHpresoj të kem rezultate sa më të mira”, u shpreh kampionia e Kosovës.
Edhe Elba theksoi se i është realizuar ëndrra të përfaqësojë Kosovën në një EYOF të tillë, duke shtuar se do ta jap maksimumin e saj në gara.
Në konferencë ishin edhe trajnerët, Feim Kollqaku dhe Egzon Agani, të cilët u ndalën më shumë tek përgatitjet, që ishin mundësuar financiarisht nga KOK-u. “Me përgatitjet të cilat i kemi bërë falë KOK-ut në Erzurum të Turqisë, mendoj se e kemi rritur sado pak cilësinë. Kemi pasur edhe tri gara si test, ku edhe dy vajzat u prezantuan mirë. Përgatitjen e fundit e kishim në Brod të Dragashit, por në ditët e fundit kishim problem shkaku i kushteve atmosferike. Vajzat janë gati dhe besoj se do të kenë prezantim sa më të mirë”, theksoi Kollçaku.
Ekipi Olimpik niset sonte drejt Sarajevës. Për KOK-un, pjesëmarrja në EYOF-i dimëror 2019, është e dyta pas debutimit në Erzurum 2017.

Delegacioni i Kosovës për në EYOF Sarajeva 2019.
Besim Hasani, president i KOK-ut
Shasivar Haxhijaj, sekretar i përgjithshëm i KOK-ut
Jeton Rudari, shef i misionit
Kushtrim Krasniqi, gazetar
Feim Kollqaku, trajner
Egzon Agani, trajner
Selim Maloku, sekretar i FSK-së
Elba Kokaj, skitare
Klea Vrella, skitare

 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]ail.com

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: