U themelua Federata e Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës, kryetar u zgjodh Fadil Hysaj

E mërkurë,  27 nëntor 2019

Me nismën e Komitetit Olimpik të Kosovës është themeluar Federata e Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK). Në Kuvendin Themelues dhe Zgjedhor të mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë, u zgjodhën organet drejtuese të kësaj federate, ndërsa rrjedhën e Kuvendit e ndihmuan edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj.

Në fjalën hyrëse presidenti Hasani, duke përgëzuar shoqatat dhe klubet që iu përgjigjën ftesës për të themeluar FLSTK-në, deklaroi se KOK-u është vetëm nismëtar i themelimit të kësaj federate deri në zgjedhjen e organeve drejtuese. KOK kishin iniciuar dhe ndihmuar edhe themelimin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK).

13 delegatët e pranishëm që vinin nga 10 shoqata dhe klube të Rajoneve të ndryshme të Kosovës unanimisht zgjodhën për kryetar profesorin Fadil Hysaj që përfaqësonte Etno Fest “Syri”.

Në fjalën e tij, kryetari Hysaj falënderoi të pranishmit për besimin, duke thënë se do të jap maksimumin që bashkërisht me Bordin Ekzekutiv ta bëjnë federatën sa më funksionale.

Bordi Ekzekutiv do të përbëhet nga Fejsal Shaqiri, Drilon Beqiri, Nezir Shehu, Kaltrina Hasani, Sadik Krasniqi dhe Masar Kabashi. Anëtarët e Bordit unanimisht vendosën që pozitën e sekretarit të përgjithshëm t’ia besojnë Nazmi Ibërdemajt nga Shoqata “Rugova” në Pejë.

Pas themelimit të federatës, FLSTK pritet të aplikojë për anëtarësim në Komitetin Olimpik të Kosovës, si dhe në Asociacionin Ndërkombëtar “Sporti për të Gjithë” (TAFISA).

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: