Vendimet e dala nga mbledhja e 49-të e BE të KOK-ut – Asambleja e Punës mbahet më 29 korrik

E mërkurë,  17 qershor 2020

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës nën udhëheqjen e presidentit Besim Hasani mbajti mbledhjen e 49-të, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

Mbledhja u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë, duke respektuar masat e dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (IKSHPK).

Më poshtë mund të gjeni vendimet:

-        U dhanë informata për aktivitetet e zhvilluara mes dy mbledhjeve si: Trajnimi ndërkombëtar për shkathtësi mentale, të cilin e vijuan sportistët elitarë dhe Shpresat Olimpike 2020; kurset për administratorë sporti me federatat sportive; video-konferencat me federatat sportive; vendimi për rifillimin e aktiviteteve sportive, etj.

-        U diskutua për propozim ndryshimet në statutin e KOK-ut. Ndryshimet do t’i propozohen Asamblesë së Punës së KOK-ut për miratim.

-        U vendos që Asambleja e Punës së KOK-ut të mbahet më 29 korrik 2020. Asambleja ishte shtyrë shkaku i përhapjes së pandemisë Covid_19.

-        U konstatua se përgatitjet për Ditën Olimpike 2020 po shkojnë sipas planit të paraparë. KOK në bashkëpunim me komunat do ta shënojnë këtë ditë në mënyrë virtuale, ku pjesëmarrës janë sërish fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës.

-        U vendos që më 23 qershor – në Ditën Olimpike, të mbillen pemë të reja në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, si dhe të ftohen federatat sportive për të mbjellur nga një pemë.

-        U diskutuan edhe kërkesa të ndryshme të ardhura nga federatat sportive.

 

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: