Historike! Majlinda Kelmendi e artë në Olimpiadë për debutimin e Kosovës
E gjithë bota po flet për Kosovën. Xhudistja jonë Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë, duke siguruar medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën, madje në pjesëmarrjen e parë të saj në Lojërat Olimpike për vitin 2016. Xhudistja pejane është treguar dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar raundet një e nga një, për të mposhtur në finale, italianen, Odette Giuffrida.
Kosovarja nëkategorinë 52 kg mundi në gjysmëfinale, japonezen Misato Nakamura, e cila më herët eliminoi në çerekfinale xhudisten ruse, Natalia Kuziutina.
Ajo po ashtu mposhti në çerekfinale kundërshtaren, Christianne Legentil. Fitoren e parë e arriti për vetëm 25 sekonda ndaj zviceranes, Evelyne Tschopp.
I gjithë opinion botëror sportive dhe në Kosovë ka folur për këtë arritje historike të Kosovës qysh në debutim në Lojërat Olimpike.
Kosova po merr pjesë në Lojërat Olimpike me 8 sportistë. Rita Zeqiri, notare, Urata Rama shenjëtare, Qëndrim Guri, ciklist nuk kanë arritur që të fitojnë medalje në disiplinat e tyre. Tash në radhë janë dy atletët, Musa Hajdari dhe Vijona Kryeziu, notari Lum Zhavelli dhe xhudistja Nora Gjakova.